Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Buxheti i Ministrisë së Brendshme: Balla zbulon shifrën për periudhën 2024-2026

10:11 / June 20, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1704366809xtaulant ballajpg 116 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme ka zhvilluar ditën e sotme takimin koordinues me donatorët. I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është shprehur se për goditjen e krimit të organizuar, duhet të rritet shpejtësia e kundërveprimit. Gjatë fjalës së tij, ministri Balla ka thënë se investimet totale të planifikuara për periudhën 2024-2026 shkojnë në 35 milionë Euro, ose 5 % e buxhetit total të investimeve.

Taulant Balla: Rritje të bashkëpunimit, duke përfshirë bashkëpunimin gjyqësor. Krimi i organizuar nuk ka nevojë për dokumente, lëviz shumë më shpejt dhe nëse duam të jemi efektivë për ta goditur, të rrisim shpejtësinë e kundërveprimit tonë për ta shfarosur. Kërkojmë angazhim të përbashkët. Siguria kombëtare e publike, një nga prioritetet tona kryesore. Shqipëria mirëpret më shumë se 14 milionë vizitorë të huaj dhe na duhet të bëjmë gjithçka që certifikatën e Shqipërisë si një vend i sigurtë ta përsërisim dhe gjatë këtij viti, ndoshta dhe me një nivel më të mirë sigurie publike.

Në vitin 2023, buxheti i Ministrisë së Brendshme përbënte 3.8% të totalit të shpenzimeve të qeverisë. Falë vëmendjes së qeverisë, në këtë vit buxhetor, kemi pasur një rritje të dedikuar për punët e brendshme dhe investimet totale të planifikuara për periudhën 2024-2026 shkojnë në 35 milionë Euro, ose 5 % e buxhetit total të investimeve. Investimi i nevojshëm për prioritetet kryçe përllogaritet të jetë 5.5 herë më i lartë dhe të shkojë në një vlerë për 195 milionë Euro. Nevojat e tejkalojnë mundësinë e buxhetit tonë të shtetit dhe Ministria e Brendshme vlerëson të rëndësishme bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe me vendet partnere për t’i realizuar këto objektiva.

Do të kërkoja mbështetje për Akademinë e SIgurisë, kemi biseduar me shumë prej jush sa i takon mbështetjes dhe do të mirëprisja të ecim sa më shpejt sa i përket forcimit të kapaciteteve të kësaj akademie që është i vetmi burim për energjizimin e organizatës së Policisë së Shtetit. Ne do të miratojmë ligjin e ri për Policinë e Shtetit që ka në themel një ristrukturim të karrierës brenda Policia së Shtetit. Objektivi ynë, krijimi i Zyrës së Rikuperimit të Pasurive pranë Policisë së Shtetit. Shpresoj ta miratojmë së shpejti dhe menjëherë të fillojmë zbatimin sepse është shumë e rëndësishme ngritja e kësaj zyre.

Theksoj angazhimin tonë në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Kemi arritur rezultate të mira dhe të gjithëpranuara nga miqtë e Shqipërisë sa i përket rezultateve në menaxhimin e kufijve. Ne kemi arritur të trajnojmë një pjesë të mirë të rojeve kufitare. Migracioni i paligjshëm është një prej sfidave më të rëndësishme në të gjithë globin. Na duhet të rrisim fokusin e përbashkët sa i përket garantimit të kufijve të sigurtë, duke pasur një fokus të veçantë ndaj migracionit të paligjshëm. Ulja me 90% e qytetarëve shqiptarë që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani, një nga indikatorët e suksesit.

ministri i Brendshëm Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.