Një ndeshje shumë e pritur mes ballkanasve, Sllovenisë dhe Serbisë në “Allianz Arena” të Mynihut, e vlefshme për grupin C. Sllovenët arritën të merrnin një pikë shumë të vlefshme ndaj Danimarkës. Nga ana tjetër serbët humbën ndeshjen e parë ndaj Anglisë.
NDESHJA LIVE:
38′ Elsnik godet por topi përplaset në shtyllën e djathtë e të Rajkovic. Topi shkon tek Sesko por shtatlarti e nxjerr jashtë
34′ Loja luhet në mesfushën serbe kryesisht. Roli i Tadiç pas sulmuesve Vllahovic dhe Mitrovic nuk po jep rezultate.
31′ Goditja nga këndi e kapitenit Tadic kalon gjithë pasqyrën e portës sllovene, pa u devijuar nga askush.
29′ Serbët fitojnë goditjen e parë nga këndi.
27′ Goditja e parë në portë për serbët. Vlahovic godet me kokë brenda zonës por portieri Oblak pret pa problem.
25′ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, për Mladenovic.
20′ Asgjë në 20 minuta nga sulmuesit serbë, Vlahovic dhe Mitrovic. Apatia e tyre i jep mundësi mbrojtësve sllovenë të ndihmojnë shokët e mesfushës.
17′ Të dyja skuadrat ndërtojnë nga poshtë, me tre mbrojtësa. Sllovenët më të qartë dhe më kombëngulës, por u mungon pasi i fundit për të rrezikuar portën serbe.
12′ Të dy ekipet synojnë me topa të gjatë thellësinë për sulmuesit respektive. Por mbrojtësit e të dy ekipeve gjithnjë në pozicion dhe të vëmendshëm.
8′ Mlakar godet portën sllovene por portieri Rajkovic është i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.
7′ Serbët përpiqen të ndërtojnë lojën nga poshtë, me mbrojtësit Milenkovic dhe Pavlovic dhe janë shumë të duruar në ndërtimin e aksioneve.
4′ Cerin godet nga jashtë zonës. Por gjuajtja është e lehtë dhe qendrore në duart e portierit Rajkovic.
3′ Në sulm i gjatë, i organizuar mirë nga sllovenët, por pa sukses. Vetëm rivënie anësore për sllovenët.
1′ Serbët synojnë menjëherë zonën e reptësisë së sllovenëve
1′ Nis ndeshja.
Formacionet:
Sllovenia: Jan Oblak, Janza, Karnicnik, Bijol e Drkusic, Mlakar, Elsnik, Cerin, Stojanovic, Sporar dhe Sesko.
Serbia: Rajkovic, Veljkovic, Milenkovic e Pavlovic, Zivkovic e Mladenovic, Ilic e Lukic, Tadic Vlahovic dhe Mitrovic.
