Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gara për vendin e tretë në Parlamentin Europian, si po përpiqen partitë evropiane të rrisin ndikimin

17:01 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E djathta radikale dhe liberalët janë në garë për t’u kthyer në grupin e tretë më të madh të Parlamentit Evropian. Grupi pro-evropian Ripërtëritja e Evropës humbi 20 vende në zgjedhje, pjesërisht për shkak të rezultateve të dobëta të partisë së presidentit Macron.

Grupi Reformatorët dhe Konservatorët Evropianë, ECR, i drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, fitoi 4. ECR-së iu shtuan anëtarë të rinj nga parti të tjera të reja që nuk ishin rreshtuar përkrah grupit dhe tani e ka kaluar Ripërtëritjen Evropiane, me 83 kundrejt 81 mandateve.

Prurjet më madhore janë 6 anëtarë nga rumunia AUR, një parti e kontestuar që mbështetet në 4 shtylla: familja, atdheu, besimi dhe liria. Por grupi mund të rritet edhe më tej.

“Mund të ketë të tjerë që duan të bashkohen me ECR-në. Jemi në negociata me disa delegacione. / Nuk mund t’ju them se cilët janë, por jemi optimistë sepse rezultatet e zgjedhjeve ishin të qarta. Më shumë pushtet qendrës së djathtë dhe më pak asaj të majtë”, tha Nicola Procaccini, bashkëkryetar i ECR-së.

Partia e ekstremit të djathtë polak, Konfederacja mund të jetë e para në listë, ndërkohë që dyert janë mbyllur për hungarezen Fidesz, pasi çdo parti që bashkohet me ECR-në duhet të nënshkruajë një deklaratë në mbështetje të Ukrainës. Konservatorët po përpiqen të rrisin peshën në balancat evropiane, por përmasat e grupeve nuk kanë lidhje me postet kryesore në nivel evropian, shpjegon Sandro Gozi, një nga kandidatët kryesorë të ripërtëritjes.

Edhe liberalët po zgjerohen, duke pritur një euro-deputet nga partia belge të Përkushtuarit dhe synojnë 5 ligjvënësit nga partia pan evropiane Volt. “Mendoj se shpërndarja e posteve kyçe bazohet tek aleanca politike. Aleanca politike po merr formë dhe unë shpresoj të konfirmohet mes PPE-së, Partisë Socialiste dhe Ripërtëritjes. Dhe postet kryesore do të bazohen në këtë aleancë politike dhe jo në grupe të tjera që nuk i përkasin asaj”, tha Sandro Gozi, euro-deputet, Ripërtëritja e Evropës.

Gara për vendin e tretë mund të ndikojë megjithatë në caktimin e presidencave në komisionet e Parlamentit Evropian. ECR-ja pati vetëm një gjatë legjislaturës së fundit dhe tani kërkon më shumë.

Macron meloni Parlamentin Europian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.