Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dhurata Çupi në Kuvend: Minatorët punojnë pa siguri në punë. Asnjë mbështetje për familjet e viktimave

17:06 / June 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1719240702 cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, ka ngritur si shqetësim kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët. Ajo ka kërkuar që të marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e tyre, pasi vetëm muajin e fundit kanë humbur jetën 6 minatorë.

”Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 minatorë ku drama e tyre përsëritet çdo ditë: që luten çdo ditë të kthehen te fëmijët e tyre, nuk ka siguri në punë, nuk ka kontroll të sigurisë, as ndonjë raport, as kur ndodhin këto tragjedi, nuk kemi një raport të inspektoriateve të punës, cilat qenë arsyet që humbën jetën këta minatorë.

Nuk ka transparencë, cilat janë kompanitë që i kanë licensat. Nuk ka asnjë informacion sa licensa janë dhënë, kush i ka marrë si shfrytëzohen, asnjë ministër nuk përgjigjet për këto çështje. Çfarë duhet të bëhet? Në mënyrë të menjëhershme duhet të forcojmë ligjin, investime urgjente në këto miniera, minimalisht të respektojnë kushtet e kontratës”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Çupi theksoi se edhe për familjet e viktimave të minatorëve nuk ka asnjë mbështetje. ”Asnjë mbështetje për familjet e viktimave, duhen masa për këto familje që mbesin pa bukën e gojës, duhet rishikim i pagave, i kushteve të punës, e kemi detyrim njerëzor të miratojmë statusin e minatorit. Duhet të marrim masa seriozisht sepse përsëritet çdo muaj”.

Dhurata Çupi minatorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.