Gati 24 orë nga dorëzimi në KQZ është zbardhur dhe lista me 51 persona që janë kandidatë të Partisë Socialiste për këshillin bashkiak të Vlorës.
Lista me 51 kandidatë kryesohet nga Anduel Tahiraj kryetar i PS-së në Vlorë, ndërkohë në listë janë edhe Ervis Moçka kryetar i PS në qark, Ilir Metaj ish-drejtor i Turizmit, Migena Balla pedagoge, Teki Xhemalaj ndërtues, Besian Gega doktor, Eduard Demo këngëtar, Englantina Imeraj gazetare dhe Sokol Kushta ish-futbollist.


