Italia ka arritur të barazojë në minutën e fundit përballë Kroacisë në Leipzig, duke mbyllur kështu Grupin B.
Sfida nisi mirë për të dyja skuadrat, por golat e vetëm erdhën në pjesën e dytë. Luka Modric kaloi në avantazh kroatët në minutën e 55’, ndërsa barazimi erdhi nga Zaccagni në minutën e 90+8’ të takimit.
Kështu Italia e mbyll grupin në vendin e dytë me katër pikë, ndërsa Kroacia në vendin e tretë me dy pikë, duke i dhënë fund ëndrrës së saj europiane.