Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

FOTO/ Kryesia e PD miraton projekt-rezolutën: Bashkim të opozitës dhe aksion për qeverinë teknike

15:44 / June 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Selia e PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi i opozitës përcaktohet si një nga prioritetet kryesore në një projektrezolutë të miratuar nga Kryesia e PD-së, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie që do të mbahet ditën e premte. Në draft thuhet se aksioni politik i PD duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballjejeje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë opozitarëve që Qeverinë e Edi Ramës e konsiderojnë si rrezik kombëtar.

Në funksion të kësaj, në rezolutën e miratuar nga Kryesia e PD-së, i kërkohet degëve të kësaj partie, që të përgatisin terrenin për të bashkuar të gjithë demokratët dhe opozitarët, duke lënë mënjanë çdo ndasi, mosdakordësim apo dallim. Në projekt-rezolutë vihet theksi te Qeveria teknike, ndërsa PD angazhohet se do të bëjë gjithçka për të realizuar këtë, si të vetmen rrugë që mund të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Shqipëria është duke kaluar një situatë shumë të rëndë ekonomike, shoqërore dhe politike, më të vështirën që pas përmbysjes së regjimit totalitar në dhjetor të vitit 1990. Narkoshteti tashmë i instaluar në Shqipëiri, ka asfiksuar thuajse çdo hapësirë të demokracisë politike dhe shoqërore, të lirisë së pronës dhe sipërmarrjes. Shteti lgjor është zëvendësuar me narkoshtetin;

Krimi i organizuar sot kontrollon efektivisht qeverinë dhe politikbërjen, ekzekutivin dhe legjislativin, nëpërmjet fenomenit të kapjes së shtetit. Narkoeurot, paratë e krimit të organizuar pastrohen haptazi nën kujdesin e qeverisë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Në këmbim, më pas me to blihen vota për të mbajtur narkoshtetin në pushtet. Ky rreth vicioz ka pamundësuar rotacionin normal politik, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve;

Projekti “Shqipëria e shpopulluar-Shqipëria pa shqiptarë“, është goditja më e rëndë që i jepet Shqipërisë, kombit shqiptar pas rrënimit inaterial dige njerëzor që solli regjimi totalitar i Enver Hoxhës”, thuhet ndër të tjera në projekt-rezolutë.

PROJEKTREZOLUTE 240625 145259 page 0001
PROJEKTREZOLUTE 240625 145259 page 0002
PROJEKTREZOLUTE 240625 145259 page 0003

Opozita PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.