Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Euro 2024/ Austria surpriza e madhe e Europianit, mund Holandën dhe zë “fronin” e Grupit D, Franca barazon

20:14 / June 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
austri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishin rezultate që nuk priteshin aspak. Pas kombëtareve të Grupeve A dhe B, pasditen e kësaj të marte kanë qenë përfaqësueset e Grupit D të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ato që kanë përfunduar xhiron e tretë dhe të fundit, të fazës së grupeve, me Austrinë, Francën dhe Holandën, të cilat siguruan kualifikimin për më tej.

Kështu, në “Olympiastadion”, të Berlinit, Austria ka arritur një fitore të madhe, në Grupin C, duke mundur “Tulipanët” e Holandës, me rezultatin 2-3, në një sfidë që rezultoi të ishte spektakolare e plot emocion. Një autogol i Donyell Malen, i shoqëruar nga golat e Schmid e Sabitzer mjaftuan që djemtë e Ralf Rangnick, të kalonin me sukses Holandën, për të cilën shënuan Cody Gakpo e Memphis Depay.

Në krahun tjetër, “Gjelat” francezë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, me kapitenin Kylian Mbappe, që shënoi golin e parë për skuadrën e Deschamps, ndërsa për të barazuar shifrat mendoi “bomberi” polak, Robert Lewandoëski.

Falë këtyre rezultateve ka ndryshuar goxha renditja në Grupin C, teksa përfundimisht kalojnë si koka grupi, Austria dhe Franca, me “Shqiponjat” austriake, që ia kanë dalë të pozicionohen në vendin e parë, në një grup “gjigantësh”, ku kanë arritur 6 pikë, 1 më shumë se Franca dhe 2 më shumë se Holanda, që pritet të kalojë si një prej vendeve të treta më të mira, ndërsa në vendin e fundit është Polonia me 1 pikë.

austria euro 2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

Ministrja Spiropali pret homologen austriake: Viena ofron mbështetje parimore për integrimin europian të Shqipërisë

14:15 / November 25, 2025

Në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

10:33 / July 13, 2025

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

11:40 / May 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.