Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kardiologu britanik trazon opinionin: Yndyrat mbrojnë shëndetin

20:52 / June 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yndyrna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë herë deri tani kemi dëgjuar që yndyrat janë të dëmshme për shëndetin, sepse mbyllin arteriet, shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, shkaktojnë shëndoshjen… Mirëpo, kardiologu britanik Asim Malhotra, konstaton pikërisht të kundërtën. Dhe nuk është i vetmi!

Në të vërtetë, hulumtimet e reja tregojnë që armiku numër një i trupit tuaj është sheqeri.

Veç kësaj, dr. Malhotra konstaton që prodhimet me shumë yndyra janë të mira për shëndetin dhe ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat tregojnë që yndyrat jo vetëm që nuk shkaktojnë probleme të zemrës, por ushqimi i cili përmban prodhimet e qumështit me shumë yndyra mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Dr. Malhotra i inkurajon pacientët e vet që të hanë yndyra, por t’i shmangen prodhimeve “light”.

“I këshilloj që të hanë prodhime dhe artikuj me shumë yndyra të cilat përmbajnë yndyra të ngopura. Kur u them që edhe të refuzojnë gjithë ato që gjoja ulin kolesterinën, më shikojnë me habi”, thotë kardiologu.

Ai gjithashtu ka sqaruar që të gjitha prodhimet të cilat gjoja ulin kolesterinën shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe thotë që yndyrat nuk janë fajtori (kryesor) për shëndoshje.

Eksperti suedez, dr. Andreas Enfeld, i cili ka shpikur programin e ushqimit me më pak hidrokarbure por me më shumë yndyra, thekson që shumica mendojnë që regjimi i tij i ushqimit është “bombë me sahat”, mirëpo derisa gjithandej në botë ka njerëz gjithnjë e më të shëndoshë, është fakt që në Suedi numri i njerëzve me peshë të tepërt trupore gradualisht po zvogëlohet.

Veç kësaj, dy hulumtime të cilat i kanë bërë hulumtuesit mjekësore në Universitetin e Kembrixhit, kanë treguar që yndyrat e ngopura nga prodhimet qumështore, nëse konsumohen me masë, ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

kardiologu shendeti yndyrnat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.