Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali te Onkologjiku, qytetarët dalin në protestë. Gazetari Stafa: SPAK të hetojë çdo repart të QSUT

19:39 / June 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stafa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas skandalit tek Onkologjiku, qytetarët janë mbledhur në një protestë përpara Ministrisë të Shëndetësisë. Gazetari Osman Stafa, tha se është një turp i madh që të bëhet pazar me jetën. Gazetari tha se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast me akuza që janë të lehta si “shpërdorimi i detyrës”. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetim për këtë rast, si dhe të hetojë hollësisht çdo repart në QSUT, që mund të orientojë qytetarët në klinika private.

”Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre.

SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike.

Melanoma është sëmundje dhe Ministria e Shëndetësisë thotë se ka mjekim vetëm për melanomën pozitive e jo atë negative. Ky diferendim është skandal. Shqipëria ka dhe mjekë të mirë, patjetër. Kjo është protestë kundër sistemit, nuk është vetëm kundër mjekëve, nuk mund të bësh pazar me jetën e dikujt, që përballet me sëmundje që nuk dihet si shkon.

Nëse ti nuk reagon sot, nesër mund të kesh ti nevojë e nuk do të ketë kush të ngrejë zërin më për ty. Duhet që të sigurohen ilaçet nga spitalet. Në spitale mungojnë shumë medikamente e duhet të reagojmë të gjithë”,-tha Stafa.

Onkologjiku spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.