Reperja e famshme Loredana përveçse në kronikën rozë, këto ditë ka qenë dhe pjesë e kronikës së zezë për shkak të akuzave për mashtrim.
Duke qenë se ka përbër lajm kryesor në mediat e Zvicrës, një televizion ka zhvilluar vox pop me qytetarët të cilët janë pyetur nëse e njohin Loredanën?
Pavarësisht se ajo ka studiuar dhe jetuar në Emmenbrücke shumë njerëz nuk e njohin. Mjaft thumbuese ka qenë Nau.ch artikulli i të cilës mban titullin: “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke.”
