Italia dhe Zvicra, përballen mes tyre, në ndeshjen me eliminim direkt në Europian. Do të jetë një sfidë e luftuar dhe e bukur nga të dyja ekipet. Italianët vijnë disi më të avantazhuar në këtë takim, por zviceranët kanë treguar se dinë të hapin probleme atëherë kur nuk pritet. Dy kombëtaret janë përballur mes tyre, plot 23 herë me njëra-tjetrën. Peshorja anon nga “axurët”, që kanë fituar 10 ndeshje, kundrejt 3 fitoreve të helvetëve. 10 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e Zvicrës ndaj Italisë, daton shumë larg, në vitin 1993, në një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Lexo edhe :
Related Posts
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Aebischer, Rieder, Xhaka, Freuler, Vargas, Ndoye, Embolo.
Italia: Donnarumma, Darmian, Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Barella, Fagioli, Cristante, El Shaarawy, Chiesa, Scamacca.