Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë

15:05 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
festivali ballkanik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbyllur edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit, në një mbrëmje plotë emocione janë ndarë çmimet për filmat më të mirë. Çmimi kryesor “Fatos Baxhaku” është dhënë për filmin vizator “Gilgamesh” me animator dhe Regjizor Fatmir Veseli. 50 filma janë shfaqur në 5 ditët e festivalit, prej tyre 44 në garë, ndërsa në sheshin Odeon janë shfaqur filma shqiptarë të restauruar.

Gerta Qurku e emocionuar në skenë gjatë ceremonisë të mbylljes tha se festivali u formua nga i ndjeri Fatos Baxhaku, Gerta Qurku dhe Eno Milkani. Ndërsa ai u konceptua që të bashkojë njerëz për të ndarë ide dhe përceptime në një vend të bukur si Pogradeci. Ndërkaq ajo kërkoi që ky festival të mbeshtetet për të pasur vazhdimësi.

Themeluesi tjetër Eno Milkani tha se ky ishte një vit i suksesshëm për festivalit, ndërkohë që janë shkëmbyer eksperienca të shumta me pjesëmarrësit. Milkani tha se përsëri ja ka dalë të sjellë në këtë festival filma shumë të mirë.

Kreu i QKK Eol Çashku shtoi se ky festival edhe pse është Ballkanik, sjell Europën në Pogradec. Ndërsa duhet më tepër mbështje për festivale të filmit, më shumë kulturë dhe më pak injorancë.

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë i cili zbriti për 5 ditë në Pogradec ktheu atmosfrën e filmave të ndryshëm, ndërsa pritet që edhe vitin e ardhshëm ky festival të kthehet në Pogradec.

edicioni filmit Pogradec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.