Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Saranda Imeri: Nuk ka asnjë zhvillim dramatik në Maqedoninë e Veriut

15:37 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saranda imeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputerja e VLEN-it Saranda Imeri në në një postim në Facebook ka shkruar se në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë zhvillim dramatik por ka proçes të tranzicionit të pushtetit.

Deputetja Saranda Imeri mes të tjerash ka shkruar:

Nuk ka asnjë zhvillim dramatik në Maqedoninë e Veriut. Proçesi i tranzicionit të pushtetit dhe çlirimit të shtetit të kapur ka filluar me zgjedhjen e Qeverisë së re më 23 qershor dhe po shkon mbarë. Gjatë ditëve në vijim do të kompletohet ndarja e pozicioneve dhe do të rrumbullakësohen edhe emrimet e drejtuesve të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

E kuptojmë shqetësimin e BDI-së. Humbja e pushtetit dhe privilegjeve pas 22 vitesh qeverisje pa ndërprerje paraqet një proçes të vështirë me të cilin nuk mund të pajtohen lehtë. Humbja e kontrollit mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, mbi shpërndarjen e parave publike, humbja e ndikimit me të cilin shantazhonin biznesmenët, paraqesin një situatë vështirë të përballueshme për ta.

Tentimet për të nxitur kriza e për të prodhuar tensione duke përdorur formulime të frikshme të tipit “deshqiptarizim” nuk kalojnë më. Kujtojmë opinionin se këso lloj formulimesh sot bën BDI e cila u pajtua të ndryshohet stema shtetërore që të vendoset në të luani partiak; BDI e cila lejoi ndërtimin e Shkupi 2014; BDI e cila lejoi publikimin e Enciklopedisë ofenduese; BDI e cila lejoi librat fyes shkollorë…

BDI- së i ka skaduar afati i përdorimit. Ky subjekt politik nuk është më faktor vendimmarrës për çështjet themelore në vend. BDI është një strukturë e korruptuar politike e cila shumë shpejtë do të përballet me drejtësinë. Kërcënimet për destabilizim nuk kalojnë më. Qëllimi i vetëm i kërcënimeve është të shërbejnë si paravan për korrupsionin dhe pasurimin marramendës të drejtuesve të BDI-së të cilët po kërkojnë shpëtim.

Ndryshimi ka filluar. Atë nuk do ta ndalojnë dot klithmat për shpëtim të anijes që po fundoset në detin e korrupsionit politik e që mban emrin BDI.

dramatik maqedonia saranda imeri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.