Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Euro 2024/ Gazetari: Spanja dhe Anglia superfavoritë sot! Pas eliminimit të Kombëtares ka rënë interesi për Europianin

18:07 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampionati Europian ka hyrë në fazën më të nxehtë, atë të ndeshjeve me eliminim direkt. Sot luhen dy ndeshje të tjera të fazës 1/8. Në orën 18:00 zbresin në fushë Anglia dhe Sllovakia, ndërsa në mbrëmje luhet Spanjë – Gjeorgji.

Gazetari Ernest Koçi bëri një rezyme të dy takimeve të sotme. Gazetari i sportit u shpreh se kemi në këtë fazë një skuadër pa shumë yje si Gjeorgjia që kërkon surprizën ndaj Spanjës.

“Gjeorgjia shkon për herë të parë në europian dhe goditi duke kaluar grupet. Është një ekip pa yje, me përjashtim të Kvara. Kërkohet deri në 100 milion euro. Napoli po negocion për ta bindur ta ketë edhe në vijim.”

Ndërkohë tek gjeorgjianët evidentohen dy futbollistë si Kvaratskehlia dhe Mikautadze. Megjithatë sonte superfavorite mbetet Spanja.

“Përveç Kvara evidentojmë Mikautadze. Ka dhënë gola dhe ka bërë që ekipi të luaj këtë ndeshje. Edhe nëse nuk kualifikohen do jetë një ekip për të mbajtur mend. Spanja e njeh mirë Gjeorgjinë, kanë luajtur për kualifikueset e europianit. Spanja mbetet superfavorite.”

Tashmë me eliminimin e kombëtares shqiptare ka një zbehje të interesit për Europianin.

“Pas elemiminit të kombëtares disi ka rënë interesi. E bukur është zbehja e tifozllikut për skuadra të tjera. Pas eliminimit i shohin të tjerat si sportdashës. Shumë specialistë nuk ishin të kënaqur kur Shqipëria luajti me Spanjën pasi u aktivizuan të dytët. Mirëpo sot, Spanja do luaj me ekipin e parë.”

Ndërsa nga ana tjetër, në sfidën e orës 18:00, Anglia mbetet favorite përballë sllovakëve.

“Futbolli ka evoluar aq shumë, saqë skuadrat e njohin kundërshtarin dhe mund ti bëjnë keq në çdo moment. Ka ardhur koha edhe ekipeve të mëdha që nuk janë Anglia, Franca. Ka vend edhe për ekipe të vogla. Ka patur dhe futbollist që luajnë me ekipe shumë të mira. Anglia sot konsiderohet superfavorite. Është në kërkim të europianit të parë.”

favorite gazetari sportiv spanja e anglia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

Shqipëria nuk është favorite! Ja si e parashikojnë kompanitë e basteve duelin ndaj Ukrainës

16:30 / September 7, 2024

Vllaznia-Tirana, përleshje në tribunën e tifozëve bardheblu

22:41 / August 25, 2024

Renditja e FIFA-S, “Euro 2024” nuk ndikon për Shqipërinë

14:37 / July 18, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.