Jam rritur me imazhin e Braccio di Ferro-s qe ian kanaçen e spinaqit me llulle, dhe e kullufit sic kullufis une Nutellen. E kam ngrene spinaqin te zier. Byrek. Me veze sy. Me kime. Çdo stil te ri gatimi sikur i shtohej nga nje pike simpatie, por te me pyesnin nese doja pak spinaq, isha gjithnje e ngopur. Megjithate, mora dikur vendimin te nisja palestren. Palestra serioze perfshin ushqim te mire, dhe ushqimi i mire, domosdo, perfshin spinaqin.
TEORI PERSONALE: Ushqimet qe nuk funksionojne per mua si gjelle, funksionojne si sallate. Kete teori e nxora nga thjerrezat, pasi kembeva gjellen me thjerreza ne sallate me thjerreza, te ziera dhe te sperkatura ne vaj e uthull (molle).
Aplikova te njejten teori me spinaqin, te pazier, thjesht te pastruar, duke i shtuar dhe dy perberes te tjere:
1) Djathe i bardhe (dhie, mundesisht)
2) Boronica te kuqe te thata
Kete perzierje ujdiseni me vaj ulliri e uthull balsamike. Jo vetem qe eshte sallate tejet e shijshme, por edhe e bukur, nese mund te thuhet kjo gje per nje ushqim. Nuk keshilloj kripe, pasi merret mjaftueshem nga perberesit e tjere. Kujdes edhe ne sasine e uthulles balsamike, per te mos e bere sallaten tejet acidike, apo buzet tuaja si gomone.
Freskia dhe neutraliteti i spinaqit kombinohen bukur me kripesine e djathit dhe embelsine e frutit. Kjo sallate eshte kthyer nder sallatat e mia me te pelqyera, dhe fakti qe mund te hash nje kazan te tere dhe te mos e ndiesh aspak ndihmon shume. Nese doni nje darke te lehte, kjo eshte sallata e duhur.