Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama i quan “merimangat e Onkologjikut”: Mjaftojnë 5 maskarenj për të ndotur bluzat e bardha

10:54 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7081
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me drejtuesit e QSUT, foli edhe njëherë për skandalin tek Onkologjiku, ku mjekët orientonin pacientët tek spitalet private, si dhe nuk iu jepnin të gjitha ilaçet të sëmurëve.

Rama i quajti mjekët që dolën në përgjime teksa bënin pazar me jetën si “merimangat e Onkologjikut”. Në fjalën e tij, Rama tha se fatkeqësisht mjaftojnë 5 maskarenj për të ndotur bluzat e bardha. Kryeministri u shpreh se mjekët nuk duhet të harrojnë, se pacientët që vijnë në QSUT dhe të afërmit e tyre paguajnë taksa, që shërbimi sot ndaj pacientit të bëhet më lehtë, falë aparaturave moderne.

“Sot mjekët kanë paga më të mira dhe kushte më moderne. Janë një sërë kushtesh moderne, që e kanë bërë punën më të lehtë për mjekët. Kushtet më të mira janë bërë me paratë e atyre që vijnë në spital, për ndihmën e bluzave të bardha. Kush harron se është shërbëtor dhe sillen si të pashpirtë si ata që pamë, meriton ndëshkimin e Zotit lart në qiell. Mjaftojnë 5 maskarenj, si ata merimangat e Onkologjikut, që ju të goditeni nga valë revolte që është legjitime, nga një popull i tërë. Ju e keni për detyrë të shërbeni”, tha Rama. 

Edi Rama mjeke Onkologjiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”/ Flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani, Ylli Limani performon

22:59 / September 23, 2026

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.