Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Luan Rama: Imazhin e Shqipërisë nuk po e prishin protestat, por papërgjegjshmëria e qeverisë

14:30 / May 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama në një konferencë për shtyp tha se imazhin e Shqipërisë nëpër botë nuk po prishin protestat, por papërgjegjshmëria e qeverisë.

“Në tiradën e vet të gjatë e të bezdisshme, Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje që pavarësisht perceptimit ekstremisht në të kundërt, në thelb janë e njëjta gjë. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për kinse “imazhin e Shqipërisë në botë” nga njërën anë, dhe nga ana tjetër, për t’u paraqitur i qetë që protestat e qytetarëve dhe të opozitës nuk e lëkundin dhe nuk e rrëzojnë qeverinë, por po dëmtojnë imazhin e vendit. Natyrisht pa thënë shkakun apo arsyen e vetme se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e më shumë duke u rrënuar! Nuk janë protestat e qytetarëve, nuk është protesta e opozitës që e prish imazhin e Shqipërisë në botë, sepse imazhin e një vendi në asnjë vend të botës nuk e cenojnë protestat e qytetarëve si një institucion demokratik në një shoqëri demokratike. Imazhin e një vendi e cënon dhe e përbalt, e nëpërkëmb dhe e rrënon papërgjegjshmëria e qeverisjes, kriminalizmi i qeverisjes dhe qeverisja në shërbim të krimit”, tha Luan Rama.

Sipas tij për këtë shkak gazeta gjermane Bild thotë se“Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”

“Kjo është arsyeja se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e duke u rrënuar. Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi. Në papërgjegjmëri të plotë, kur duhet që më shumë se cilido tjetër dhe më shumë se kushdo të reflektojë me përgjegjshmëri për të vënë interesat e vendit mbi ato të klanit kriminal, për të vënë të ardhmen europiane të Shqipërisë mbi të ardhmen e vet dhe të klanit të vet mafioz, të reflektonte duke dhënë dorëheqjen për t’i çelur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ai vazhdon me kryeneçësi duke përligjur ato që thotë “Bild-i”. Por jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës”, tha ai.

Luan Rama tha se opozita është dhe do të jetë në luftë e vendosur për ta larguar “njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur”.

Luan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.