Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Samiti i NATO-s në Uashigton, diplomatët dyshime për Kinën: Po ndihmon Putinin

11:46 / July 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xi jinping presidente china vladimir putin presidente rusia 3636312 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të Samitit të 32 vendeve anëtare të NATO-s që do të mbahet në Uashington me rastin e 75 vjetorit të krijimit të Aleancës, një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet është sulmi rus ndaj Ukrainës.

Një diplomat i lartë perëndimor në Tiranë tha pak ditë më parë se mbështetja që Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po i japin Vladimir Putinit në këtë luftë prek drejtpërdrejtë paqen dhe sigurinë në Europë dhe në Botë.

“Kina flet për angazhim në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë por faktet flasin për një qëndrim të dyzuar të saj, mes bashkëpunimit të pretenduar me vendet evropiane dhe ndihmës që po i jep makinerisë ushtarake ruse në Ukrainë. Republika Popullore e Kinës nuk mund t’i bëjë të dyja. Nuk mundet që edhe të kesh marrëdhënie më të forta, më të thelluara me Europën dhe vendet e tjera, edhe të furnizosh kërcënimin më të madh që i bëhet sigurisë europiane për një kohë të gjatë”, tha diplomati perëndimor.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar shpesh shifra dhe statistika që flasin për rritjen e madhe të eksporteve të armatimeve të Pekinit në drejtim të Moskës.

“Kina, Irani dhe Korea e Veriut po ndihmojnë Rusinë me makineri, kapacitete elektronike, pajisje të industrisë optike ushtarake dhe teknologji raketash”, tha më tej diplomati për Top Channel.

Ai theksoi se roli i shqiptarëve mbetet shumë i rëndësishëm sa i përket sigurisë në rajon në kushtet kur makineria ruse vijon të sulmojë Kievin e mbështetur edhe nga vende si Kina, Irani dhe Korea e Veriut.

kona putin Samiti i NATO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.