Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Projektligjet që do miratohen sot në Kuvend. Çfarë pritet të ndodhë

08:28 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7127
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca e sotme plenare parashikohet të shoqërohet nga debate të forta, pasi pritet të mbahet interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Interpelanca është kërkuar me urgjencë nga ana e deputetëve të opozitës në lidhje me skandalin te Onkologjiku, ku mjekë dhe infermierë detyronin pacientët me kancer që të kuroheshin drejt klinikave private. Interpelancë për këtë çështje është kërkuar dhe nga deputeti Arbi Agalliu i grupit Basha.

Në rend dite në Kuvend do të jetë dhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri. Ndërkohë për këtë votim duhen të paktën 84 vota.

Po ashtu në seancën e sotme plenare pjesë e rendit të ditës janë edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2023; raporti vjetor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2023; raporti vjetor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2023; si dhe raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2023.

Ndër të tjera pritet të hidhen për diskutim dhe më pas miratim  Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë”; Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar”; Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar” si dhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mbrojtjen e biodiversitetit””.

kuvend projektligj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.