Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sot zgjedhjet e parakohshme në Britani. Kush është favorit?

08:45 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme britanike.

Mundësia më e madhe është që Laburistët e opozitës së qendrës së majtë të fitojnë një mandat që do jetë i jashtëzakonshëm, por edhe i brishtë njëkohësisht, një lloj kështjellë rërë elektorale.

Tensionet e kahershme te votuesve britanik, si pakënaqësia rreth dështimit spektakolar të Brexitit, kostoja e jetesës, nivelet e larta te emigracionit, pritet të jenë vendimtare. Konservatoret ndodhen në pushtet prej 14 vjetësh, dhe britnaikët kanë humbur mbi 10 mije sterlina ose rrogën e 15 javëve pune, bazuar në krahahsimet e trendeve të rritjes ekonomike te para vitit 2010.

Të gjitha këto, nen disa prej qeverive më të çuditshme, më të paafta dhe ndoshta me qesharake, qe ulen ne nivele te padëshmuara reputacionin ndërkombëtar të një prej demokracive me te suksesshme perëndimore. Zgjedhjet pritet të jenë përzgjedhja më e rëndësishme e britanikëve pas referendumit te Brexit, në 2016-ën, apo edhe një korrigjim deri diku i tij. Laburistët e drejtuar nga një ish avokat i te drejtave të njeriut i kthyer ne ish-Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë, si Sir Keir Starmer, nëse do fitojnë një “supermaxhorancë”, me të madhe se ajo e Toni Bler në 1997-en do u konsiderohet një formë suksesi, me 484 vota krahasuar me 418 te fituara nga Toni Bler.

Sondazhet një ditë para zgjedhjeve treguan se konservatoret e drejtuara nga Rishi Sunak, një njeri që është më i pasur se Mbreti Charles, mund të marrin rreth 64  vende në parlament, ç’ka do jetë humbja më e madhe e tyre ne dy shekujt e fundit, që nga vitin 1834. Ndërsa partia e Brexit, me emrin Reforma, mund të marrë shtatë vende.

Gjithsesi në këto zgjedhje ka një risi; një shqiptare, për herë të parë konkurron për deputete për konservatoret, Sara Gezdari, edhe pse më pak shanse për sukses, më shumë për shkak të partisë ku aderon dhe konkurron.

Në të gdhirë të 5 korrikut, lajm nuk do jetë nëse Laburistët do fitojnë thelle, por nëse konservatoret do vazhdojnë të drejtojnë pas 14 vjetësh Britaninë, qe as ata vete nuk e besojnë, dhe po luftojnë me shume, jo për shmangien e humbjes, por thellësisë së saj.

britani zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.