Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj vlerëson socialistët e Vorës

18:33 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj Vore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vora po përkrah gjithnjë e më shumë Partinë Socialiste, gjë të cilën e ka treguar edhe për votimet për bashkinë. Kështu u shpreh Drejtuesi Politik i PS për Qarkun Tiranë, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e kësaj zone.

Drejtuesi i PS, Qarku Tiranë, Erion Veliaj u shpreh: Ne kemi pasur disa fitore të jashtëzakonshme në Vorë, të cilat nuk i kishim menduar kurrë gjatë viteve të gjata në opozitë. Por, është shumë e rëndësishme të mos i trajtojmë këto fitore si një instrument për të qenë arrogant dhe për të mos i dëgjuar njerëzit. Sepse unë mendoj se një nga arsyet pse fituam, përveç organizimit dhe hapjes me elementë të rinj në parti, është sepse humbi pala tjetër.

Veliaj nënvizoi se vetëm gjatë fushatës së fundit në qarkun e Tiranës, PS u rrit me 6 mijë anëtarë të rinj, ndryshe nga rivalët që kanë kryefjalë dhunën sipas tij.

Në fushatën e fundit të anëtarësimeve ne shkuam nga 20 në 26 mijë anëtarë. Kështu që, për 6 mijë anëtarë të rinj, ky rekrutim kaq i shpejtë e kaq i beftë, ishte i jashtëzakonshëm, por edhe i thjeshtë. Ne jemi në pushtet në Tiranë, jemi në pushtet në Vorë, në qeverinë e madhe, në qeveritë e vogla dhe në shumicën e pushtetit vendor. Kështu që ndoshta duhet ta pranojmë që sot është pak më kollaj, por në 33 vite nuk ka qenë gjithmonë kollaj, përkundrazi kush e mban mend, duke filluar që nga ‘91, pastaj me burgosjen e liderit tonë të parë, Fatos Nanos. Pastaj kush mban mend 94-96, Piramidat në ‘97, grushtin e shtetit në ‘98. Kush e mban mend 21 Janarin, kur socialistët vriteshin e plumba në mish.

Në Vorë, Veliaj shpërndau certifikata mirënjohje për socialistët me më shumë vite kontribut në parti.

socialistet veliaj vores
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.