Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges.
Osmani e Franges folën për zhvillimet e fundit në vend e rajon, dialogun me Serbinë dhe raporte bilaterale Kosovë – Slloveni.
“Presidentja Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Më tej, bëhet e ditur se Osmani i kërkoi Franges vazhdimin e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO e organizata ndërkombëtare.