Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FORMULA 1/ Hamilton bëhet legjendë! Fiton duke kaluar finishin i përlotur

18:13 / July 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hamilton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luis Hamilton mund të cilësohet që tani një prej legjendave të garave të Formula 1, edhe pse për t’u larguar nga pistat do të duhet të priten edhe disa vite të tjera. Piloti britanik ka fituar sot Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Silverston, duke u kthyer pas dy vitesh te sukseset dhe duke vendosur rekorde të reja.

Kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme e pilotit të Mercedes, i cili i nisur nga vendi i dytë, ia doli t’i mbijetonte një gare të çuditshme në pistën e shtëpisë për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe shiut që solli jo pak kaos.

Ai përfitoi në ndërrimin e dytë të gomave për të kaluar Lando Norris që kishte përpara, ndërsa tërheqja e Xhorxh Rasëll për probleme mekanike, i dhuroi vendin e parë. Kështu, ai fitoi për herë të 9 në karrierë këtë garë, duke lënë pas Mikael Shumaker si piloti me të cilin ndante rekordin për më shumë fitore në të njëjtën pistë.

Ndaj nuk ishte rastësi që Hemilton kaloi finishin i përlotur, ashtu siç u shfaq edhe kur u ul nga makina për të përshëndetur mekanikët. Ky ishte suksesi i 104-t në karrierë për britanikun, i cili vazhdon të jetë ndjeshëm i shkëputur nga të gjithë ndjekësit e tjerë në këtë statistikë.

Pas krahëve të tij u rendit Maks Vershtapen, i cili ia doli të ngjiste pak nga pak pozicionet dhe në fund të kalonte pikërisht Norris, duke zbritur këtë të fundit në vendin e tretë në podium. Pas tyre u renditën me radhë Piastri, Sainz, Hulkenberg, Stroll, Alonso, Albon dhe Tsunoda të cilët plotësuan zonën e pikëve.

formula 1 hamilton legjende
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.