Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vodhën 7 mln euro me Call Center-a, dënohet vetëm organizatori dhe bashkëpunëtori

16:24 / July 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1329
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të hënë vendimin për grupin e “Call Center-ave”, të cilët dyshohet se nëpërmjet një skeme mashtrimi shkaktuan rreth 7 milionë euro dëm tek qytetarët evropianë.

GJKKO ka dënuar organizatorin e kësaj skeme me 11 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 7 vite e 4 muaj burgim. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, Xhulian Xhafa është dënuar me 10 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 6 vite e 8 muaj burgim.

Ata janë shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm të gjithë operatorët e “Call Center-it”, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla dhe Skerdi Llupi.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj Erjon Bani dhe Erjon Çela.

Nga hetimet e procedimit penal të vitit 2021 ka rezultuar se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Sipas prokurorisë, është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro.

Në zyrat e kompanive Bluenergycall shpk, Cleartech shpk dhe Claudnetshpk, që rezultojnë të lidhura me të pandehruit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë gjetur dokumente shkresore personale të Kasmit dhe të aktivitetit të tij në këto shoqëri, si dhe për kompani të tjera në Kosovë dhe Shqipëri. Po ashtu, janë gjetur dokumente të shkruara me dorë me shënime të platformave Globalix, Brokerz, Tradixa, Finazio, regjistrime të bëra nga viktimat, si dhe vula për kompani të ndryshme. Nga të dhënat e analizuara nga autoritetet gjyqësore gjermane që kanë hetuar këtë skeme mashtrimi, ka rezultuar se janë gjendur lista të mbajtura nga drejtuesit dhe punonjësit e Bluenergycall shpk, ku janë evidentuar depozitat e kryera nga viktimat nga vende të ndryshme.

call center Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.