Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I akuzuar për drogë dhe armë/ Drejtori i shkollës në Durrës u arratis nga avllia kur pikasi Policinë

19:05 / July 8, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtori i droges
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni “Summer” i ekzekutuar një ditë më parë në Durrës, teksa një prej tre personave të shpallur në kërkim është edhe drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti.

Gjykata e Durrësit caktoi ditën e sotme masat e sigurisë ku 4 persona u lanë në “arrest me burg”, 7 të tjerë në “arrest në shtëpi” dhe 4 në “detyrim paraqitje”, nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike dhe dy prej tyre për “armëmbajtje pa leje”.

Nga dosja e Prokurorisë, mësohet se drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti ndodhej në oborr të banesës së tij në momentin kur kanë shkuar efektivët e Policisë së Shtetit për ta arrestuar. Por, ai i ka pikasur dhe sipas dosjes, është është larguar me vrap duke u hedhur nga avllia e shtëpisë në drejtim të banesave të tjera në lagje dhe duke u humbur nga sytë e uniformave blu.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët e Policisë i kanë gjetur 41-vjeçarit një pistoletë, pranga, tre targa makinash, celularë të ndryshëm dhe dy makina, një Benz GLK dhe një Opel Corsa.

Përveç Dashamir Mehmetit, në kërkim nga Policia janë shpallur edhe 20-vjeçari Orgito Mema si dhe 46-vjeçari Enis Piro.

avllia drejtori i shkolles Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.