Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky: Orban nuk mund të jetë ndërmjetësues mes Ukrainës e Rusisë!

21:18 / July 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të hënën se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës 28-mujore, një detyrë për të cilën ai ka thënë se mund të ndërmerret vetëm nga fuqitë botërore si Kina, SHBA-ja ose BE-ja.

Orbani vizitoi Kievin dhe Moskën për bisedime javën e kaluar dhe takoi presidentin kinez, Xi Jinping të hënën, duke e përshkruar udhëtimin e tij të papritur në Pekin si fazën e tretë të një “misioni paqeje”, raporton Reuters.

Ndërsa liderët botërorë po përgatiten të marrin pjesë në një samit të NATO-s që fillon të martën në Washington, Zelensky ka thënë se vetëm ekonomitë e fuqishme ose vendet me forca të armatosura shumë më të forta se ato të Rusisë mund të menaxhojnë detyrën e ndërmjetësimit.

“A ka shumë vende të tilla në mbarë botën? Jo shumë. Unë besoj se SHBA-ja dhe Kina janë vende të tilla. Dhe BE-ja, jo një vend, por e gjithë BE-ja. Ky mund të jetë vërtet një mision ndërmjetës”, ka thënë Zelensky në një konferencë gjatë një vizite në Poloninë fqinje.

Zelensky ka thënë se negociatat e Orban me Putin, të cilat provokuan një reagim brenda Bashkimit Evropian, nuk ishin koordinuar me Kievin.

“Edhe nëse Putin takohet me një shtet të caktuar, kjo nuk do të thotë se ai dëshiron t’i japë fund luftës”, është shprehur Zelensky.

“Kievi mbetet i hapur ndaj propozimeve nga vendet e tjera se si të formësohet rruga drejt paqes, por ato duhet të përputhen me vizionin ukrainas, në veçanti një plan paqeje prej 10 pikash”, ka thënë Zelensky.

Orban zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.