Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia kundër Amerikës, Vulin: Armatosja e Kosovës, si të fusësh gjarprin në djep

21:25 / July 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vulin serbia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serbia lëshon fjalë të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara. Zëvendëskryeministri, Aleksandër Vulin, në një reagim ndaj zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, tha se Beogradi nuk ka dërguar kurrë armë në Ukrainë, madje as në Rusi. I sanksionuari nga Amerika, akuzoi ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike se po kërkon të prishë raportet mes Serbisë dhe Rusisë. Lidhur me furnizimet me armë, kritikoi Uashingtonin për ndihmat që po i jep Kosovës.

“Të armatosësh të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës dhe të flasësh për paqen është si të lësh një gjarpër në djep dhe të flasësh për ekologjinë, ashtu siç nuk mund t’i referohesh Dejtonit dhe të kërcënosh se do të shfuqizosh Republika Srpska ose do të votoni për rezolutën për Srebrenicën dhe të pretendoni se nuk është e drejtuar kundër serbëve”, tha Vulin.

Vulin akuzon O’Brien se përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për parimin e integritetit territorial, duke pranuar se tashmë Kosova është një realitet i pakthyeshëm për Serbinë.

“Kuptimi i parimit të integritetit territorial është se kufijtë janë të pacenueshëm. Kjo vlen për të gjitha shtetet ose asnjërën prej tyre. Duke njohur të ashtuquajturën Kosovë, SHBA-të dhe shtetet tjera që vranë të drejtën ndërkombëtare me agresionin e tyre ndaj Serbisë filluan proceset që janë të pandalshme”.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se presidenti Vuçiç po vendos armët serbe në dispozicion të Ukrainë për të luftuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare. O’Brien theksoi për Tanjuf se “situata në veri të Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje dhe Hercegovinës, konsiderohen si rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, foli dhe për frikën që “betejat lokale” mund të kthehen në konflikt politik që prekin gjithë rajonin.

“Kemi bashkëpunim të mirë me serbët dhe me autoritetet në Kosovë, lidhur me përpjekjet për t’i trajtuar rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans në proceset politike për të adresuar shkaqet e dhunës”, tha O’Brien.

amerika Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.