Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Refuzuan të ndalonin, policia holandeze qëllon ndaj kamionit të shqiptarëve

19:19 / May 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kamion me mallra të vjedhura që drejtohej nga një shqiptar, është bllokuar nga policia në Holandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën A67 në qytetin Veldhoven. Sipas mediave holandeze, autoritetet i bën shenjë kamionit me targa të huaja që të ndalonte në postbllok, por shoferi refuzoi dhe vazhdoi të udhëtonte. Në këtë moment, punonjësit e policisë qëlluan me armë në ajër për paralajmërim, por nuk pati asnjë të lënduar.



Kamioni shoqërohej nga një automjet i dytë me të cilën udhëtonin pesë persona. Dy mjetet refuzuan urdhrin e policisë dhe ndaluan disa kilometra më tutje. Shoferi i kamionit dhe shoferi i dytë, si dhe pesë personat që ndodheshin në autoveturë braktisën mjetet dhe u arratisën në këmbë. Efektivët holandezë që u vunë në ndjekje të tyre mundën të arrestonin vetëm shoferin e kamionit, një 46-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kurse 6 personat e tjerë ende nuk janë gjetur edhe pas kërkimeve intensive.
Policia tha se brenda kamionit u gjetën mallra të vjedhura, të tilla si celularë, sende elektronike dhe rroba. Madje edhe kamioni rezultonte i vjedhur. Autoritetet holandeze po marrin në pyetje shqiptarin e arrestuar dhe njëkohësisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij të arratisur. Hetuesit dyshojnë se këta persona janë pjesë e një grupi grabitësish.


vrachtwagen eersel 701x395
autobus hollande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.