Petro Beleri, djali i Fredi Belerit nuk do të jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës ndonëse ka qenë emri më i përfolur.
Kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës i madh në Dhërmi.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.
Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar sipas burimeve kandidat do të jetë Petro Gjikuria.