Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

E pabesueshme, stjuardi dëmtoi Morata. Për pak i “hodhi në erë” finalen e Berlinit

17:58 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Morata 01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas triumfit të mbrëmshëm ndaj Francës së Mbappe, kombëtarja spanjolle është larguar nga hoteli ku po qëndronte, në Mynih.

Me daljen nga objekti pati buzëqeshje dhe ovacione nga publiku brohoritës, teksa trajneri Luis de la Fuente iu dërgoi një mesazh fansave të tij, duke kërkuar që të vazhdojnë kështu dhe të mos ndalojnë së mbështeturi kombëtaren.

Pastaj rrodhën disa lajme të mira për “La Roja”. Morata ishte protagonisti i anekdotës së ditës, me një stjuard që e goditi pa dashje gjatë festimeve, me sulmuesin iberik që më pas u pa duke çaluar.

MORATA 10

I pyetur për gjendjen e tij fizike pas incidentit me rojen e sigurisë, Morata iu përgjigj mikrofonave të “Marca”: “Ndihem mirë, prezenca ime në finale nuk është në rrezik”.

Madje, Morata ka bërë shaka për ta mbyllur përgjigjen me humor: “Kësaj radhe, kartoni i verdhë shkon për stjuardët…”

MORA

Në fakt, në fishkëllimën e fundit, stuardët, në përpjekje për të ndaluar një pushtues të fushës, që shkonte drejt Morata, goditën gjurin e djathtë të lojtarit të Atletico Madridit, duke shkaktuar shqetësim te tifozët.

Fillimisht, sipas gazetës spanjolle, stafi mjekësor i kombëtares nuk kishte përjashtuar as pasoja të rënda, me pasojë humbjen e finales së Berlinit. Hipotezë e cila, sipas fjalëve të të interesuarit, duket se është shmangur.

MORAT

finalen morata stjuardi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nedim Bajrami fantastik, dërgon Rangers në finalen e Kupës

18:09 / November 3, 2024

Vllaznia-Tirana, përleshje në tribunën e tifozëve bardheblu

22:41 / August 25, 2024

Alice Campello hedh poshtë deklaratat e Moratës për arsyen e ndarjes së tyre

21:02 / August 22, 2024

Morata hyn dhe ringjall Milanin, kuqezinjtë nisin epokën “Fonseka” me një barazim në shtesë në “San Siro”

09:08 / August 18, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.