Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës, ky vend njeh patentat

20:22 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia ka njohur patentat e shqiptarëve të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja tha se marrëveshja është nënshkruar ditën e sotme, 10 korrik.

“Sot në Romë u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali. Ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën tonë në Itali. Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes,” shkruan Gërvalla.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

“Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës,” ka thënë ministrja Donika Gërvalla.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.

“Me energji dhe përkushtim jemi të vendosur të vazhdojmë punën tonë për t’u siguruar që çdo qytetar i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të ndihet i mbështetur dhe i fuqizuar nga shteti ynë. Urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Itali për këtë lajm të mirë. Ambasada dhe konsullatat tona në Itali do të jenë në dispozicion për të udhëzuar rreth procedurave të nevojshme,” ka përfunduar Gërvalla.

Italia Kosove patentat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.