Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisionet hetimore/ PS dhe PD e lexojnë në mënyra të ndryshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese

20:48 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhurata cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mazhoranca dhe opozita kanë dy lexime të ndryshme mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi që ligji për komisionet hetimore te ndryshojë sërish. 

Felaj: Ligji për komisionet hetimore në pjesën e ndryshimeve më thelbësore të bëra nga ana e tij në fund të vitit që shkoi është gjetur në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën.

Çupi: Siç e kemi parë ne e keni parë dhe ju të medias, e zeza mbi të bardhë është e shkruar qartë, janë shfuqizuar katër dispozita kryesore që i ka kërkuar pakica parlamentare.

Konflikti për ligjin për komisionet hetimore kishte në themel ndryshimin që socialistët bënë për thirrjen e dëshmitareve dhe marrjen e provave.

Ligji i ri parashikon që ato merren me vendim të ndërmjetëm thënë ndryshe me shumicë votash të cilat në çdo komision e zotëron mazhoranca. Por, gjykata vlerësoi se provat e kërkuara  nga opozita duhet të merren.

Felaj: Vërejtjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë pikë ngelet e parëndësishme për sa kohë ligji në këtë pjesë shpjegon në mënyrë të qartë që komisioni hetimor e çon përpara punën e tij përmes vendimeve të ndërmjetme.

Çupi: Kjo dispozitë është shfuqizuar si antikushtetuese dhe që cënon të drejtën e pakicës apo të grupit që ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për të bërë një hetim parlamentar.

Trupa e gjyqtareve arriti në përfundimin se mbledhjet e komisionit hetimor duhet të jenë të hapura dhe dyert mbyllen vetëm kur bëhet fjalë për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërsa, shfuqizoi nenin që parashikon marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve.

Felaj: Në total ndryshimet e bëra në gjykimin tim garantojnë një përmbajtje të punës së komisioneve hetimore dhe mbi të gjitha garantojnë që komisionet hetimore të mos kthehen në show për nevojat politike të ditës.

Çupi: Zonja Felaj është propozuese e ligjit që në fakt ishin shkatërruese për aksesimin e demokracisë dhe aksesimin e kontrollit parlamentar.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë 6 muaj kohe Kuvendit që të bëjë reflektimet në ligj ndërkohë dy komisionet e ngritura do vijojnë punën me rregullat e përcaktuara nga socialistët.

gjk komisionet PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar socialist, në fokus “Besa” dhe sfidat e mandatit

12:37 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.