Eshtë riaktivizuar një vatër zjarri në pyjet e lartë të Balgjajt, në Bashkinë e Klosit.
Zjarrëfikësit, punonjësit e bashkisë dhe vullnetarë të zonës fikën një natë më parë zjarrin, ndërkohë sot paradite është riaktivizuar një vatër tjetër, në një terren mjaft të vështirë.
Zyrtarë të kësaj bashkie sqaruan se:
“Pas riaktivizimit të zjarrit në malin e Balgjajt në vendngjarje ka mbërritur grupi MZSH, sektori pyjor dhe grupe vullnetaresh ku po punojnë për izolimin e zjarrit të përhapur në sipërfaqe pyjore me ah dhe pisha.”
Nuk është hera e parë që shfaqen vatra zjarri në këtë zonë dhe zakonisht ato janë të qëllimshëm.