Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Opozita në protestë para kryeministrisë. Pamjet me dron faktojnë pjesëmarrjen e ulët! Berisha i sheh nga dritarja

20:57 / July 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11 protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha thirri sot protestën kombëtare para kryeministrisë, e para pasi gjykata e Apelit i dha vulën dhe siglën e partisë. Në orën 20:30 nën sloganin ‘Të bashkuar në betejë, opozita në aksion’ PD dhe aleatët e saj zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ për të kërkuar krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës. Protestës i janë bashkuar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.

Media sjell pamjet me dron që tregojnë prezencë reale të pjesëmarrësve në protestën e thirrur sot para kryeministrisë nga opozita. Protestuesit janë të shpërndarë për të krijuar përshtypjen se janë shumë. 

Folësit në podium janë zgjedhur persona apartiakë: Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili. Të fundit që do të mbajnë fjalimet janë Ilir Meta e Sali Berisha. Ish kryeministri pritet të mbajë një fjalim me videocall nga shtëpia ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ në hetim për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. 

Organizatorët kanë marrë leje në polici për 4 orë protestë, nga ora 20:00 – 24:00 të mbrëmjes së sotme. Media sjell pamjet me dron që tregojnë prezencë reale të pjesëmarrësve në protestën e thirrur sot para kryeministrisë. 

Më shumë se 1 mijë efektivë policie janë angazhuar, mes tyre dhe forcat Shqiponja, e forcat e Ndërhyjes së Shpejtë të cilët do të jenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme

Kjo opozitë vjen pas asaj të mbajtur më 20 shkurt, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.

droni Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.