Donika Haxhia, e cila ka mbajtur një fjalim sot në protestën e opozitës me tone të larta është mësuese letërsie.
Në vitin 2018, një emision investigativ transmetoi disa audioregjistrime dhe video të denoncuara nga qytetarët, kur në atë kohë Donika Haxhia ishte mësuese letërsie në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’, u drejtohej nxënësve me emërtime denigruese për popullin shqiptar.
“Absolutisht pse duhet me mu dhimbs kur nuk bënë përpjekje për të dal prej injorancës. Kur e shet veten e vet për 5 lekë. Është popull prostitutë Shqipëria”, dëgjohet mësuesja në video duke iu drejtuar nxënësve.
