Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Regjistrimet në arsimin profesional, Rama rendit disa nga shkollat

14:45 / July 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7532
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qarkun e Tiranës janë 7 shkolla të arsimit profesional, ku nxënësit që mbaruan arsimin 9-vjeçar mund të regjistrohen.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese për këto shkolla, në të cilat prej 8 korrikut janë hapur regjistrimet.

“Regjistrimet në arsimin profesional. Njihuni me 7 shkollat në qarkun e Tiranës dhe zgjidhni mes një nga 17 drejtimeve për një arsim dinamik, përfshirës dhe plot mundësi. Regjistrohu tani përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë””, shkruan Rama.

Shkollat  e arsimit profesional që ndodhen në qarkun e Tiranës janë :

Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë ofron dy drejtime, Ekonomi Biznes dhe Tekstil Konfesione 628 nxënës me 108 biznese partnere.

Shkolla Elektrike Teknike “Gjergj Canco” , një nga shkollat më të kërkuara ofron dy drejtime Elektronikë dhe TIK për 1022 nxënës dhe 94 biznese partnere.

Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Hermann Gmeiner një drejtim Inxhineri Informatike Software për 297 nxënës dhe 76 biznese partnere.

Shkolla Hoteleri Turizëm ofron dy drejtime Hoteleri Turizëm dhe Teknologji Ushqimore për 693 nxënës dhe 99 biznese partnere .

Shkolla e mesme e ndërtimit “Karl Gega” me 6 drejtime Gjeodezi, Mekanik, Ndërtim, Shërbim Mjetesh Transporti, Përpunim Druri, Termohidraulikë me 874 nxënës dhe 165 biznese partnere.

Shkolla e Mesme Profesionale Kamzë ofron 7 drejtime; Bujqësi, Elektroteknikë, Hoteleri Turizëm, , Shërbim Mjetesh Transporti, Shërbime Kujdesi për të Moshuar, Shërbime sociale dhe shëndetësore  për 1463 nxënës me 157 biznese partnere.”

Shkolla e mesme profesionale “Charles Telford Erickson” ofron 3 drejtime Veterinari, Bujqësi, Ekonomi Biznes për 145 nxënës me 45 biznese partnere.

Më herët, Kryeministri Rama është shprehur se “qeveria ka vënë në lëvizje një plan të ri zhvillimi për arsimin profesional, që nga investimet e reja në infrastrukturën arsimore dhe konviktet për nxënësit e zonave rurale, deri tek partneritetet me shkollat më të mira profesionale në Zvicër, Gjermani e me radhë, me mbështetjen e qeverive të RFGJ, Zvicrës dhe Komisionit Europian”.

Edi Rama Shkolla profesionale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.