Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherri mes policëve dhe qytetarëve në Vlorë, Balla: Çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet

16:54 / July 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Taulant Balla1 677x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur 2 punonjës policie u lënduan pas një sherri me disa të rinj në Lungomaren e Vlorës.

Duke postuar foto të punonjësve të policisë duke patrulluar e monitoruar territorin në tokë a det, ministri Taulant Balla nënvizoi se në këto ditë të nxehta vere, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë në të gjithë territorin.

“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit. Kush nuk i bindet urdhrit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet të kuptojë se po godet shtetin”, thekson ministri.

Ai shprehet se çdo qytetar që mendon se ka të drejtë ndërsa punonjësi i policisë e ka gabim, e ka gjithë të drejtën dhe mekanizmat ta apelojë vendimin apo urdhrin e punonjësit të policisë në rrugë administrative apo dhe penale. “Por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet”, apelon fort kreu i Ministrisë së Brendshme.

ministri i Brendshëm Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.