Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lojërat Olimpike, Veliaj pret dy mundësit e Tiranës: Ngritja e flamurit është përgjigjja e duhur për ata që e djegin

20:21 / July 13, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj3 1536x1023 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dy kampionët e mundjes, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët do të garojnë me ngjyrat kuqezi në Lojërat Olimpike Paris 2024. Gjashtë nga tetë pjesëtarët e ekipit tonë olimpik, që do të garojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë pjesë e ekipit të Sport Klub Tiranës. Veliaj u shpreh besimplotë se dy kampionët tanë do të na përfaqësojnë denjësisht. “Mezi pres që t’i zbardhim faqen e Shqipërinë pas gjithë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Klubit të Tiranës. Mundja është një nga sportet më kompetitive, megjithatë jam vërtet shpresëplotë. Shikoj se kemi një mundësi ideale për të frymëzuar një brez të ri.

Kur shikojmë shumë anti-modele, shumë dhunë, shumë vulgaritet, shumë zjarr, shumë djegie, shumë sharje dhe fyerje, ne na duhet ‘fair play’. Na duhet lojë skuadre, na duhet besimi te puna, besimi te djersa, besimi te talenti. Çunat kanë një përgjegjësi, përtej medaljes dhe fitores, për të treguar modele të reja që na frymëzojnë, kur kultura e mund anti-kulturën, shpirti sportiv e mund shpirtin e rrugës”, deklaroi ai. Kryebashkiaku tha se ngritja e flamurit të Shqipërisë, në një kohë kur ka ende persona që e djegin atë, është përgjigjja më e duhur se si vendi shkon përpara.

“Përtej përfaqësimit në skuadrën olimpike, përtej medaljeve, unë besoj se ngritja e flamurit të Shqipërisë, sidomos kur kemi njerëz që djegin atë është ndoshta përgjigjja më e duhur se si shkon përpara vendi dhe se si i arrijmë gjërat me punë. Skuadra jonë është njësoj si Shqipëria, gjithmonë e më shumë kozmopolitane. Kjo do të thotë se për sa kohë që në Tiranë nga shtetësi të ndryshme, origjina të ndryshme, po prodhojmë atë që quhet skuadra e Tironës dhe skuadra e Shqipërisë, kjo do të thotë se edhe skuadra jonë olimpike do të përfaqësojë këtë realitet të Shqipërisë, të një Shqipërie që në vend që të ikin dhe të luftojnë për flamuj të tjerë, në fakt janë të tjerët që shohin se talenti i tyre mund të aplikohet në një skuadër si skuadra jonë olimpike”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se ka pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe nga Bashkia e Parisit, në mënyrë që ekipit tonë olimpik të mos i mungojë asgjë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, ish-mundësi Sahit Prizreni u shpreh optimist se dy mundësit tanë kanë të gjitha shanset për t’u kthyer me medalje në atdhe.

Lojërat Olimpike veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.