Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar festën kombëtare të Francës.
Në mesazhin e saj, Nikolla shprehet se Revolucioni Francez është simbol i demokracisë dhe i lirisë
“14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës- Fête nationale française, kremton një ngjarje ikonike të historisë së Francës dhe asaj botërore: Revolucionin Francez.
Revolucioni Francez u bë simbol i përbotshëm i ideve dhe vlerave të barazisë, lirive e të drejtave të njeriut, demokracisë, republikës, parlamentarizmit dhe konceptit të shtetit si përfaqësues dhe shërbyes i interesave të qytetarëve.
Njerëzimi i është mirënjohës popullit francez që prezantoi dhe mbron këto vlera prej 14 Korrikut 1789, deri në ditët e sotme.”