Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Altin Dumani raportoi në Kuvend, Berisha: Deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt mercenarit

20:54 / July 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka vijuar akuzat për kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin. Nga ballkoni i shtëpisë, ai tha se sot deputetët e opozitës, ia nxorën fytyrën e vërtetë Duamnit, referuar raportimit që kreu i SPAK pati sot në Kuvend. Sipas kryedemokratit, deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt “mercenarit Altin Dumani”.

“Miqtë e mi, sot boritë e mjeranëve dhe Zamanëve heshtën sepse morën në surrat atë që merituan. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që mbështesin burgosjet politike. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që besojnë patriotizmin e mafiozëve. Atyre u them se mafia atdhe nuk ka. Se mafia komb nuk ka. Se mafia shpirt nuk ka. Ndaj kërkojuni të falur shqiptarëve në qoftë se e keni bërë pa vetëdije.

Kurse në rast se e bëtë me vetëdije, mbajtët me vetëdije qëndrimin, jeni falë tek mafia. Fajin e keni vetë! Të dashur miq, sot ishte një ditë e veçantë në parlamentin shqiptar. Deputetët e opozitës nxorën në dritën e diellit fytyrën e shëmtuar. Nxorën në dritën e diellit krimin monstruoz ndaj shqiptarëve të Edi Ramës me drejtësinë e re. Sot deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt mercenarit Nuredin Dumani, Altin Dumani.

Sot ia nxorën edhe njëherë fytyrën avokatit të krimit monstruoz qeveritar para shqiptarëve. Sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie, të cilën kërkojnë t’ua shesin si sukses qytetarëve shqiptarë, që kanë humbur drejtësinë me këtë reformë sorosiane. Të asaj drejtësie të munguar për shqiptarët.

Sistem në të cilin çdo qytetar për të marrë një vendim gjykate për çështje civile, duhet të presë 14.6 vite.Për çështje penale duhet të presë 10 vite. Pra, rikthehet vetëgjyqësia, rikthehet mungesa e drejtësisë”, tha Berisha.

Altin Dumani Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.