Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Himarë/ Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet për impiantin e ujërave të ndotur: Rrit cilësinë e shërbimit, i përgjigjet zhvillimit të zonës

17:56 / July 16, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 07 16 at 17.53.22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Projekti parashikon sistemimin, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur duke përfshirë edhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese.

Krahas ndërtimit të impiantit, pjesë e projektit është edhe shtrimi i rrjeti të kanalizimeve të ujërave të ndotur, rreth 15 kilometra, në qytetin e Himarës dhe në Himarë fshat, së bashku me lidhjet nëpër shtëpi dhe pusetat, të cilat përmes disa stacioneve të pompimit do të grumbullohen në impiantin i cili është në fazën e ndërtimin. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, si dhe drejtuesit e FSHZH dhe AKUK, Dritan Agolli dhe Klevis Jahaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e impianti të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Një nga kantieret më të rëndësishme përsa i përket sistemimit të ujërave të ndotur dhe është pjesë e ‘Programit IV’ i cili ndiqet nga FSHZH në këtë zonë dhe përfshin një sërë projektesh duke filluar nga shpërndarja e ujit të pijshëm dhe deri tek sistemimi i ujërave të ndotur”. Kështu e cilësoi ministrja Balluku projektin që po realizohet në bashkinë e Himarës.

Përmes tij do të mbulohen të gjitha subjektet tregtare që janë pjesë e bregdetit, si dhe 80% të volumit të banesave individuale. Balluku tha se programi që po zbatohet parashikon ndërhyrje edhe në zona të tjera përgjatë bregdetit. ”Do të bëhet një punë shumë e mirë me përfundimin e lotit 3 të “Programit IV”. Ne do të vazhdojmë pasi bëhet fjalë që do të trajtohet e gjithë pjesa e jugut. “Programi IV” është një program kompleks. Parashikohet që të ketë ndërhyrje edhe në zonat e tjera, siç është pjesa e Orikumit, pjesa e Dukatit, për të cilën duhet të jemi të përgatitur tashmë që do të marrë një zhvillim tjetër për shkak të tunelit”,- u shpreh Balluku.

Në fazën e parë, kapaciteti i impiantit është për 16 mijë banorë, ndërkohë që në fazën e dytë shkon deri në 24 mijë banorë. Ministrja Kumbaro theksoi se kjo infrastrukturë i përgjigjet jo vetëm kapaciteteve aktuale, por edhe zhvillimit që pritet të ketë zona në të ardhmen. “Infrastruktura që po ndërtohet sot nuk merr fund me kaq, por ka parashikuar projektin dhe për vazhdimin duke pasur ne parasysh projeksionin e rritjes së numrit të hoteleve. Në Këshillin Kombëtar të Territorit vazhdojmë të marrim propozime nga investitorë privat për të shtuar njësitë akomoduese që do të thotë projeksioni i loteve të tjera në vazhdim do ti përgjigjet atij trendi”, tha Kumbaro.

Sezoni turistik i këtij viti ka nisur shumë më herët në jugun e vendit, ndërsa në javët e ardhshme pritet të arrijë pikun fluksi i vizitorëve. Prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo tha se e gjithë zona është e përgatitur për t’ju përgjigjur numrit të vizitorëve në rritje. “Me hapjen e tunelit është rritur shumë fluksi i vizitorëve në zonë. Me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ka një rritje. Kjo konstatohet nga vetë subjektet që operojnë. Këtë vit, si asnjëherë tjetër, hotelet janë hapur që në muajin prill. Presim një fluks edhe më të rritur. Jemi të përgatitur”, u shpreh Tavo.

balluku Himarë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.