Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Është rritur siguria në sistemin e burgjeve, Policia është për të mbrojtur jetën dhe gjobat e Rrugores synojnë vetëm këtë aspekt

19:13 / July 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot mbi disa çështje të ngritura nga deputetët e opozitës në seancën plenare. Balla u shpreh se siguria në sistemin e burgjeve është rritur e përmirësuar, falë bashkëpunimit të institucioneve ligjzbatuese dhe masave të marra.

“Unë e kuptoj që dyqanet e burgjeve kanë qenë një biznes i mirë, i madh, madje vendi më i kërkuar në Shqipëri, dikur, ishte shitës te dyqani i burgut. Nuk ekziston më ky biznes, dyqani i burgut, sepse teknologjia, për fat të mirë, por edhe koordinimi mes institucioneve ka bërë të mundur që kjo gjë të eliminohet. Besoj e dini mirë se ç’bëhej në dyqanet e burgjeve! Pa dyshim që ka ende shumë për të përmirësuar lidhur me kontrollin. Kemi pasur problematika me përdorimin e internetit nga burgjet dhe që shoqërohen me aktivitet me pasoja kriminale, por të paktën pjesa që lidhet me dyqanet e burgjeve nuk ekziston. I përkasin të shkuarës, kur ziheshin deputetët se kush e ka dyqanin e burgut”, sqaroi Balla.

Ndërsa, referuar shqetësimit se Policia procedon për çdo ndërtim sado i vogël qoftë ai, Balla tha se nuk qëndron. Gjithashtu, ai nënvizoj se Policia e Shtetit është për të mbrojtur jetën dhe gjobat e Rrugores synojnë vetëm këtë aspekt. Në një tjetër replikë me deputeten demokrate Albana Vokshi, ministri i Brendshëm tha se dhuna duhet t’i shqetësojë të gjithë, e viktimat e saj të mbrohen nga të gjithë.

“Përpara se të flasim për dhunën me bazë gjinore në territor, të merremi me dhunën në Kuvend. Unë mendoj se nuk i takon Kuvendit kjo qasje. Është keqardhje e madhe që një deputete merr fjalën, e para se të mbështesë përpjekjet e gjithë aktorëve, edhe të Avokatit të Popullit, Komisionerëve, të PSH, Prokurorisë, Gjykatës, kur bie fjala për respektimin e Rregullores së Kuvendit, ajo që ka ndodhur ditën e hënë nga grupi juaj parlament (PD) është një turp i madh që do kalojnë muaj, e deri vitin e ardhshëm kur të jetë kthyer parlamenti i ri që mund t’ja nxjerrë zgjyrën turpit që i dhatë ju Kuvendit, në raport me Rregulloren e tij. Kur bëhet fjalë për dhunën me bazë gjinore, ju lutem të paktën ju vajzave e grave të këtij Kuvendi, ajo është shqetësim i madh, i tejkalon ndasitë politike mes qeverisë e opozitës. Jeni të ftuar të kontribuojmë në mesazhe të përbashkëta kundër dhunës me bazë gjinore”, apeloi Balla.

ministri i Brendshëm Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.