Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kaos në aeroportet amerikane dhe evropiane

09:57 / July 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërprerja masive në sistemet e IT-së ka shkaktuar kaos në linjat ajrore ne disa shtete.

Në SHBA, United, Delta dhe American Airlines kanë urdhëruar që asnjë fluturim të mos kryhet për momentin, ndërkohë që avionët që aktualisht janë në fluturim, do të vazhdojnë itinerarin.

Një defekt teknik po shkakton vonesa në check-in, raporton aeroporti i Berlinit, ku ka vonesa të shumta te fluturimet.

E njëjta situatë është në të gjitha aeroportet e Spanjës. “Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, puna po vazhdon me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit.

Ekranet ku shfaqet oraret e nisjeve ‘ngrinë’ në aeroportin e Edinburgut. Në terminalin kryesor, tabelat tregojnë informacion të vjetëruar në lidhje me numrat e portave dhe oraret e nisjeve, që do të thotë se disa pasagjerë kanë humbur fluturimet e tyre. Më herët këtë mëngjes ra alarmi për zjarr në ndërtesën e terminalit kryesor, që mendohet se është shkaktuar nga i njëjti gabim kompjuterik, raporton BBC.

Linja ajrore evropiane Ryanair tha se po përjeton “ndërprerje të mundshme në të gjithë rrjetin” – që sipas saj është për shkak të një ndërprerjeje të palës së tretë. Linja ajrore këshillon që kushdo që udhëton sot duhet të kontrollojë aplikacionin Ryanair për përditësime në fluturimin e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

19:19 / August 17, 2026

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

19:00 / August 17, 2026

Gjyqi që ka tronditur Amerikën/ Nëna akuzohet për vd*kjen e tre fëmijëve, por mbrojtja ngre pikëpyetje mbi gjendjen e saj mendore

18:21 / August 17, 2026

Deklarata e bujshme e ministrit izraelit: Të vriten 30-40 palestinezë çdo natë, disa njerëz nuk meritojnë të jetojnë

17:00 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.