Ambasada amerikane këshillon përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook të gjithë shqiptarët që kërkojnë punë në SHBA, që të “mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim”.
Duke theksuar se askush nuk mund t’ju sigurojë një vizë amerikane për punë, të tipin EB-3,
Ambasada amerikane ben sot nje njoftim te rendesishem per te gjithe shqiptaret qe jane ne kerkim te punes nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara.
Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, Ambasada Amerikane keshillon te interesuarit te “mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim”.
NJOFTIMI I AMBASADES SE SHBA
Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen
