Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ate*tati ndaj Trump, Shërbimi Sekret Amerikan e pranon: Ne dështuam, operacioni më i keq i agjencisë në dekada

17:35 / July 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada. Kimberly Cheatle u tha ligjvënësve amerikanë gjatë një seance dëgjimore në Kongres të hënën se “më 13 korrik ne dështuam”. Cheatle tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik.

Cheatle po dëshmon para një komiteti të Kongresit, ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dorëheqje për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin, ku një 20-vjeçar i armatosur tentoi të vriste ish-presidentin republikan.

Komisioni për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjoi dëshminë e parë të Cheatle që nga të shtënat në mitingun e 13 korrikut në Pensilvani, që vranë një person që gjendej në audiencë. Trump u plagos në vesh, ndërkaq edhe dy persona të tjerë u plagosën pasi Thomas Matthew Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur zemërim sesi i armatosuri mund t’i afrohej kaq shumë kandidatit republikan për president, kur ai supozohej të ruhej me kujdes. Shërbimi Sekret e ka pranuar se ka mohuar disa kërkesa nga fushata e Trumpit për shtimin e sigurisë në ngjarjet që ai ka marrë pjesë vite para atentatit. /REL/

Kimberly Cheatle trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

19:19 / August 17, 2026

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

19:00 / August 17, 2026

Gjyqi që ka tronditur Amerikën/ Nëna akuzohet për vd*kjen e tre fëmijëve, por mbrojtja ngre pikëpyetje mbi gjendjen e saj mendore

18:21 / August 17, 2026

Deklarata e bujshme e ministrit izraelit: Të vriten 30-40 palestinezë çdo natë, disa njerëz nuk meritojnë të jetojnë

17:00 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.