Në seancën e kësaj të enjte Rudina Hajdari, kryetarja e grupit parlamentar të PD-së së Parlamentit, ka pasur një qëndrim ndryshe në fjalimin e saj, pas kritikave të shumta për qëndrimet kundër opozitës.
Me ton të ashpër në fjalimin e saj nuk kanë mungur si çdo herë ngecjet dhe lapsuset. Ajo ka akuzuar Ramën dhe Bashën se janë të rrezikshëm dhe kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin, ndërkohë që tha se ajo nuk është vetëm në këtë betejë.
Edhe pse me fjalë të shkruar, Rudina Hajdari edhe ditën e sotme nuk ka lënë pas gabimet gjatë leximit. “Rama premton vende pune, ndërkohë që njerëzit kanë carë ferrën bashkë me serverin e Lotarisë Amerikane
Gjenerali në hije me ushtri të mpirë me gaztorin kimik luan luftërash, njerëzisë u përloten sytë dhe shpirti.
Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, u premton mjekëve se do i lajë në flori, u premton studentëve të çlirojnë universitete duke luftuar drogën dhe studentët çuditen. U premton astirasve se nga Astiri nuk do të heqin Astirin, Tirana vazhdon anormalitein e anormalëve.
Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë nxjerr mish për top njerëzit, për hallin e tij, njerëzit të habitur hapin sytë dhe nuk dinë në ç’derë të trokasin”, tha ajo në Kuvend.
