Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Organizonin lojëra në kundërshtim me ligjin në një lokal në Bllok, 11 në pranga

13:02 / July 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestime 768x436 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, pasi akuzohen se u kapën mat duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin në një lokal në Bllok.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar “Poker 2”. Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”.

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

bllok lojera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.