Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Gjobë 15 milionë lek dhe bllokim të produkteve të skaduara”/ AKU bën ‘kërdinë’ ndaj ‘CONAD’ që tregonte produkte të skaduara dhe pa licencë në Tiranë (Detajet)

16:09 / May 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ne vijim te punes per kontrollin e cilesise dhe standarteve te produkteve qe tregtohet ne vend ka ndermarre sot disa masa shume te renda me gjobe dhe bllokim malli ndaj nje subjekti te licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, i cili shiste mallra te skaduar, nuk kishte license e as sistem gjurmueshmerie. Siç shihet ne fotot e meposhtme te mallit te skaduar e bllokuar, behet fjale per produkte te  rrjetit te supermarketeve “CONAD”.

Siç njofton AKU, inspektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

Per kete arsye, AKU ka gjobitur subjektin dhe konfiskuar mallin qe rrezikon jeten e qytetareve si me poshte:

1. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4. Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

NJOFTIMI I PLOTE I AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën per kontrollin zyrtar të përmbushjes së kerkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, insopektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.
Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën këto masa:

1. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4. Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

  • 0
  • 1
  • 2
  • 3
  • 5
  • 6
  • 7

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026

Agjencia turke Anadolu: Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan

15:21 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.