Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS u shpreh se emigrantët janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare.
Rama: Shqiptarët e Evropës, janë kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare. Duhej prej kohësh ta gëzonin të drejtën e votës. Pavarësisht dëshirës, sanksionimi i kësaj, mori kohë të gjatë, në mungesë të votave të nevojshme. U them bujrum,. Shqipëria është shtëpia juaj, për të investuar, por edhe për të votuar. Nëse nuk vini të votoni këtu, dërgojeni votën me postë”